Politike

Blinken: Faleminderit Ambasadës së SHBA për punën e rëndësishme dhe mbështetjen e reformës në drejtësi në Shqipëri

Në një postim në "X", Blinken falenderon ambasadën për punën e tyre në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e afganëve deri te mbështetja e Reformës në drejtësi në Shqipëri.

15 Shkurt 2024, 16:17 Nga r.ll
Blinken: Faleminderit Ambasadës së SHBA për punën e
vizita ne ambasadë

TIRANË- Sekretari amerikan, Antony Blinken ka reaguar lidhur me takimin e parë zyrtar në Tiranë, ai në ambasadën amerikane.

Në një postim në "X", Blinken falenderon ambasadën për punën e tyre në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e afganëve deri te mbështetja e Reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.

Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. 

antony blinken ne tirane ambasada amerikane

Sondazh

Poll