Bota

VIDEO/ Fermerët polakë në protestë, hedhin vezë në drejtim të zyrës së Komisionit Evropian në Wroclaw

Gjithashtu fermerët në të gjithë Evropën po protestojnë kundër kufizimeve të vendosura nga masat e BE-së për të trajtuar ndryshimet klimatike, si dhe kostot në rritje dhe atë që ata thonë se është konkurrencë e pandershme nga jashtë, veçanërisht Ukraina.

15 Shkurt 2024, 15:38 Nga E.d

 

VIDEO/ Fermerët polakë në protestë, hedhin vezë në
Foto ilustruese

POLONI- Fermerët polakë vendosën flakë dhe hodhën vezë në një zyrë të Komisionit Evropian në qytetin perëndimor të Wroclaw. Gjithashtu fermerët në të gjithë Evropën po protestojnë kundër kufizimeve të vendosura nga masat e BE-së për të trajtuar ndryshimet klimatike, si dhe kostot në rritje dhe atë që ata thonë se është konkurrencë e pandershme nga jashtë, veçanërisht Ukraina.

"Protesta filloi në orën 10.00, rreth orës 10.10 ose 10.15 u prish nga organizatorët, ata kërkuan që njerëzit të shpërndaheshin," tha Monika Dubec, zëdhënëse e bashkisë së Wrocław.

Fermerët polakë po planifikojnë një bllokadë të plotë të të gjitha pikave kufitare me Ukrainën dhe një demonstratë të madhe në kryeqytetin Varshavë më 20 shkurt.

fermerërt monika dubec

Sondazh

Poll