Sport

"Europa League është Champions League jonë, ne duam të arrijmë deri në fund”...

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, do të përballet me skuadrën bretonike në “play-off” të Europa League, ai e vlerëson kundërshtarin, të cilën e njeh mirë

15 Shkurt 2024, 11:48 Nga DOSJA
"Europa League është Champions League jonë, ne duam të

ITALI - Milani do të përballet me Rennes në Europa League, turne që kuqezinjtë nuk e kanë fituar kurrë më parë. Dueli i parë i raundit të 1/16-ve, do të zhvillohet të enjtën në “San Siro” (21:00).

Trajneri i skuadrës italiane, Stefano Pioli theksoi në konferencën për shtypin se djemtë e tij janë përgatitur shumë mirë. Ndërkohë që zbuloi tri skuadrat favorite sipas mendimit të tij.

“Nuk ka skuadra të lehta në këtë nivel. Kemi patur shumë kohë për të studiuar Rennes. Eshtë një skuadër e talentuar, duhet të përballemi me ta me shumë vëmendje dhe kujdes.

Europa League është një kompeticion shumë i rëndësishëm. Sigurisht që është poshtë Championsit, por ka skuadra si Liverpool dhe Bayer Leverkusen.

Milani nuk e ka fituar kurrë Europa League, duam të jemi ambiciozë dhe ta fitojmë. Por, favoritët janë Liverpooli, Leverkuseni dhe Atalanta.

Gjithsesi, për ne është shumë e rëndësishme ta kalojmë Rennes. Kam parë 8 ndeshje të tyre, ndihmësit e mi edhe më shumë. Jemi përgatitur shumë mirë“, u shpreh Pioli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll