Sport

Zbulohen detaje të reja nga ‘sherri’ në kombëtaren e Koresë… Lojtari i PSG-së që tentoi të godiste Sonin kërkon falje…

Son, sulmuesi i Tottenham dhe kapiteni i skuadrës, u konfliktuar me Lee Kang-in që luan me PSG-në…

15 Shkurt 2024, 10:53 Nga DOSJA
Zbulohen detaje të reja nga ‘sherri’ në kombëtaren e

KOREJA E JUGUT - Zbulohen detaje të reja në lidhje me konfliktin fizik, ku përfshinë disa lojtarë të kombëtares së Koresë së Jugut dhe që rezultoi me plagosjen e Sonit, i cili në mes të konfuzionit dëmtoi gishtat.

Sipas agjencisë së lajmeve 'Yonhap', cituar nga 'Daily Mail', sulmuesi i Tottenham fillimisht u përpoq të fliste me grupin e lojtarëve të rinj, ku përfshihej Lee Kang-in (PSG), të cilët hëngrën darkë me nxitim për të luajtur pingpong, por shokët e skuadrës refuzuan ta dëgjonin kapitenin. Son u tërbua dhe kapi sulmuesin e PSG-së, i cili tentoi ta godiste me grusht.

Të dy lojtarët duhej të ndaheshin.
Ndërkohë, Lee Kang-in ka reaguar tashmë për ngjarjen përmes një deklarate në Instagram, në të cilën u kërkon falje fansave për veprimet e tij: "Ka një artikull që thotë se kam pasur një debat me Son, para gjysmëfinales së Kupës së Azisë. Më vjen keq që i kam zhgënjyer tifozët që mbështesin gjithmonë ekipin tonë kombëtar.

Unë duhet të isha në vijën e parë dhe t'u bindesha 'vëllezërve', por më vjen keq që u tregova një anë të keqe tifozëve të futbollit. Kërkoj falje. E di mirë interesin dhe pritshmëritë që më transmetojnë tifozët. Tani e tutje do të përpiqem t'i ndihmoj 'vëllezërit' e mi më të mëdhenj, duke u bërë lojtar dhe njeri më i mirë”,- ka shkruar koreano-jugori.

Se çfarë ndodhi ka konfirmuar edhe Federata e Koresë së Jugut përmes një zyrtari të saj, pa bërë të ditur, megjithatë nëse ka pasur kontakt fizik mes futbollistëve. "Kjo ndodhi kur disa lojtarë të rinj u ngjitën për të luajtur pingpong dhe lojtarët e tjerë më të vjetër nuk e pëlqyen. Lojtarët shkëmbyen disa fjalë dhe Son dëmtoi gishtin gjatë procesit,"- tha ai për 'Yonhap', cituar gjithashtu nga anglezët.

Kujtohet se incidenti ka ndodhur para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Azisë, kundër Jordanisë, dhe ka çuar në eliminimin e Koresë së Jugut nga kompeticioni (2-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll