Sport

Upamecano në shënjestër të rrjeteve sociale: Fyerje raciste për kartonin e kuq!...

Klubi i Bayernit mbështet mbrojtësin e saj….

15 Shkurt 2024, 02:31 Nga DOSJA

Upamecano në shënjestër të rrjeteve sociale: Fyerje raciste

GJERMANI - Bayern Munich njofton se lojtari i tij Dayot Upamecano ishte viktimë e fyerjeve raciste përmes rrjeteve sociale. Më poshtë postimi në Twitter nga klubi bavarez në fund të ndeshjes në Olimpico, të humbur ndaj Lazios.

Francezi, pavarësisht vetes, ishte protagonist i faullit që shkaktoi penalltinë, e cila më pas u realizua nga Ciro Immobile. Me këtë rast mbrojtësi mori karton të kuq.

"Komentet raciste në mediat sociale kundër Dayot Upamecano janë absolutisht të neveritshme. FC Bayern e dënon këtë në mënyrën më të fortë të mundshme. Kushdo që bën komente të tilla nuk është tifoz i klubit tonë. Ne jemi në krahun tuaj, Upa!"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll