Sport

Donnarumma për fjalët e Luis Enrique: "Ishte normale që u zemërua pak"...

Gianluigi Donnarumma, portieri i PSG-së, pranoi se fjalimi i Luis Enrique në pjesën e parë të ndeshjes kundër Real Sociedad të mërkurën (2-0) kishte ndryshuar situatën.

15 Shkurt 2024, 01:53 Nga DOSJA
Donnarumma për fjalët e Luis Enrique: "Ishte normale që u

FRANCE - Gianluigi Donnarumma, portieri i PSG-së, pas fitores 2-0 ndaj Real Sociedad në ndeshjen e parë të 1/16-tës të Champions League, tregoi se çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes. 

Për çfarë këmbënguli trajneri? "Për posedimin e topit. Na u desh të rrezikonim më shumë, të dilnim nga unë dhe me mbrojtësit më shumë në sulm. Në pjesën e dytë e bëmë shumë më mirë. Ne shënuam dy gola, por nuk ka mbaruar sepse atje do të jetë e vështirë, do të jetë një ndeshje ndryshe".

Ta ka tërhequr veshin trajneri për pjesën e parë? “Është normale, ai është një trajner i jashtëzakonshëm që kërkon maksimumin prej nesh, është normale të inatoset pak. Ai jep gjithçka për ekipin dhe ne duhet të japim gjithçka për të. Jemi një skuadër shumë e bashkuar, skuadra e mori mirë (fjalët e tij) sepse pamë që në pjesën e parë kishim shumë vështirësi. Në të dytën dolëm më mirë me topin dhe shënuam këta dy gola fantastikë”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll