Sport

Mourinho në sulm: "Jashtë Romës për shkak të dikujt që kupton pak nga futbolli"...

Një tjetër sulm i ashpër nga “Spacial One” pas epilogut të eksperiencës në kryeqytetin italian: "Shkarkim sa i papritur aq edhe i padrejtë. Por do të kthehem..."

15 Shkurt 2024, 11:24 Nga DOSJA
Mourinho në sulm: "Jashtë Romës për shkak të

ITALI - Pas përfundimit të stuhishëm të eksperiencës së tij te Roma, e cila përfundoi me shkarkimin e tij muajin e kaluar, José Mourinho i rikthehet të folurit (ose më mirë të shkruarit) dhe si gjithmonë, e bën këtë pa i grirë fjalët. 

“Special One”, si ambasador global i “Football.com”, publikoi artikullin e tij të ri në 'Pulse Nigeria' për të komentuar fazën finale të Champions League, por teksti shpejt u shndërrua në një sulm të ashpër ndaj Friedkins: "Ata duhet të fillojnë të mendojnë për kompeticionet europiane, në veçanti Champions League, ndoshta kompeticioni më i rëndësishëm në kalendarin botëror.

Nuk do të jem aty në këto faza finale, jo sepse jam eliminuar tashmë, por sepse jam "eliminuar" nga dikush që di shumë pak për futbollin. Kjo është jeta, plot ulje-ngritje, dhe unë po rritem, pavarësisht shkarkimit të papritur dhe të padrejtë. Por do të rikthehem dhe me më shumë entuziazëm dhe besim, për këto ndeshje të UEFA-s."

Mourinho nuk i përmend kurrë drejtpërdrejt, por referenca për ish-punëdhënësit e tij (në realitet portugezi është ende nën kontratë me Romën, edhe nëse flirton me Bayernin) është evidente, siç është zhgënjimi për një shkarkim që erdhi pas humbjes në ‘San Siro” ndaj Milani, si një rrufe blu. Dëshmi për këtë është edhe unaza e Conference League, e mbetur në dollapin e Pellegrinit ("Kur të bëheni burra do të ma ktheni"). 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll