Sport

Koreja e Jugut vendos për shkarkimin e trajnerit Klinsmann, pritet zyrtarizimi…

“Klinsmann nuk mund të ushtrojë më postin e tij si trajner i kombëtares për arsye të ndryshme. Ndryshimi në udhëzimin teknik është i nevojshëm”

15 Shkurt 2024, 11:08 Nga DOSJA

Koreja e Jugut vendos për shkarkimin e trajnerit Klinsmann, pritet

KOREJA E JUGUT - Gjermani Jürgen Klinsmann do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares së Koresë së Jugut. Tani kjo është vetëm çështje kohe: Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin gjerman, pasi ka vlerësuar me kujdes atë që ndodhi në Kupën e fundit të Azisë, ku Kim dhe shokët e tij u eliminuan në gjysmëfinale nga Jordania. 

Më pas Komiteti Ekzekutiv do të marrë një vendim përfundimtar. “Ne pajtohemi që Klinsmann nuk mund të ushtrojë më postin e tij si trajner i kombëtares për arsye të ndryshme. Ndryshimi në udhëzimin teknik është i nevojshëm," - tha anëtari i komitetit Hwangbo Kwan për një agjenci lajmesh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll