Bota

E rëndë në SHBA, ish-inxhinieri i Meta-s vret gruan, binjakët dhe kryen vetëvrasje

Çifti u gjet i vdekur brenda një prej banjove të shtëpisë. Dy djemtë e tyre u gjetën të vdekur në një dhomë gjumi.

15 Shkurt 2024, 09:37 Nga M.B

 

E rëndë në SHBA, ish-inxhinieri i Meta-s vret gruan,
Anand Sujith Henry dhe familja

SHBA- Një ngjarje e rëndë është regjitruarnë Kaliforni, ku një ish-inxhinier i Meta ka qëlluar për vdekje gruan e tij, ka vrarë djemtë e tyre binjakë 4-vjeçarë dhe më pas është vetëvrarë. Bëhet fjalë për çiftin Anand Sujith Henry, 37-vjeç dhe për gruan e tij 38-vjeçare, Alice Benzinger e cila u qëllua në vaskë. Çifti u gjet i vdekur brenda një prej banjove të shtëpisë. Dy djemtë e tyre u gjetën të vdekur në një dhomë gjumi. Mediat e huaj raportojnë se ende nuk dihet shkaku i vdekjes së dy fëmijëve. Motivi i vdekjes mbetet i paqartë ndërsa oficerët vazhdojnë hetimet.

Dokumentet e gjykatës zbuluan se Henry, një ish-drejtor softuerësh i Meta-s por edhe i Google, dhe se ai kishte paraqitur kërkesë për divorc në dhjetor 2016, por nuk u finalizua kurrë dhe çifti u zhvendos në vitin 2020 në shtëpinë e tyre në San Mateo, Kaliforni.

 

shba vrasje

Sondazh

Poll