Bota

Alarm edhe në Europë nga virusi i etheve tropikale/ Italia shton kontrollet në aeroporte, dezifektohen avionët

Në Itali janë shtuar kontrollet kufitare për të parandaluar hyrjen e mushkonjave të cilat mbartin virusin si dhe po dezifektohen avionët.

14 Shkurt 2024, 21:20 Nga S.N
Alarm edhe në Europë nga virusi i etheve tropikale/ Italia shton
Foto Ilustrim

ITALI- Alarmi i virusit të etheve tropikale po përhapet në mbarë botën. Në shumë vende të Europës autoritetet po forcojnë rregullat.  Në Itali janë shtuar kontrollet kufitare për të parandaluar hyrjen e mushkonjave të cilat mbartin virusin si dhe po dezifektohen avionët, shkruajnë mediat italiane.

Shpërthime të shumta infeksioni kanë ndodhur në Brazil dhe Argjentinë. Sipas të dhënave të fundit në Brazil ka mbi 50 mijë raste me ethe. Vetëm brenda 2024 janë konfirmuar 75 vdekje nga ky virus. Numri i rastve është katërfishuar krahasuar me të njejtën periudhë të nje viti më parë. Nëse një mushkonjë Ades Aegipty pickon një person asimptomatik, 7 ditë më vonë ajo është ende e aftë të trasmetojë sëmundjen, sipas një studjuese italiane.

Në Argjentinë janë shënuar mbi 500 raste dhe 29 të vdekur. Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve ka publikuar një listë të gjatë të vendeve në Amerikën e Jugu, Afrikë, Azi dhe Ishujt Paqësorë. Ndërsa në Europë janë vetëm 3 vende që kanë regjistruar raste sporadike vitin e kaluar. Në 2023 u gjetën në Itali 82 raste, në Francë 43 dhe në Spanjë 3.

virusi i etheve tropikale argjentine brazil itali

Sondazh

Poll