Bota

Larvat u binin mbi kokë pasagjerëve, avioni bën ulje të detyruar

Kaosi shpërtheu pasi pasagjerët raportuan se pjesa e pasme e avionit ishte e mbushur me larva, të cilat ishin krijuar aty nga një peshk i kalbur.

14 Shkurt 2024, 21:50 Nga S.N
Larvat u binin mbi kokë pasagjerëve, avioni bën ulje të
Foto Ilustrim

SHBA- Në një fluturim nga Amsterdami në SHBA, në avionët e linjës Delta ndodhi një situatë e pazakontë që detyroi avionin të bënte një ulje të detyrueshme.

Kaosi shpërtheu pasi pasagjerët raportuan se pjesa e pasme e avionit ishte e mbushur me larva, të cilat ishin krijuar aty nga një peshk i kalbur. Disa pasagjerë raportuan se po u binin larvat mbi kokë, si shi.

Një pasagjere e këtij fluturimi shkroi në rrjetin e saj social X rreth kësaj situate. Ajo tha se ishte ankuar për aromën e çuditshme në bord, por u zhgënjye nga mungesa e vëmendjes nga stjuardesat. “Ata ishin ulur të gjithë në zonën e ekuipazhit duke qeshur dhe duke folur kur ne kishim qenë në aeroplan për gati tre orë pa u ofruar as ujë”, tha ajo.

Pasagjerja 28-vjeçare e përshkroi ushëtimin si një katastrofë pasi ajo mbeti e ngecur në Atlanta duke pritur të kthehej në shtëpi.

Delta - e përshkruar si një "lider në udhëtimet e brendshme dhe ndërkombëtare" në faqen e saj të internetit - konfirmoi se peshq të kalbur dhe krimba  kishin mbetur në një çantë dhe u kërkoi falje pasagjerëve.

“U kërkojmë falje klientëve të Fluturimit 133 AMS-DTW pasi udhëtimi i tyre u ndërpre për shkak të një bagazhi të paketuar në mënyrë jo të duhur”, tha linja ajrore për Sky News.

Linja ajrore ka më shumë se 4000 fluturime në ditë në mbi 300 destinacione. Linja ajrore është goditur nga disa incidente gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë rënien e një rrote nga një avion Boeing në janar dhe turbulenca të rënda në një fluturim vitin e kaluar duke sjellë që disa pasagjerë të kenë nevojë për trajtim spitalor.

delta air lines shba

Sondazh

Poll