Bota

Netanyahu: Civilëve palestinezë në Rafah do t'u jepet mundësia të evakuohen para sulmit

Por Natanyahu nënvizoi se do të luftojë deri në fitore

14 Shkurt 2024, 21:33 Nga S.N
Netanyahu: Civilëve palestinezë në Rafah do t'u jepet
Rafah, Gaza

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se civilëve palestinezë do t'u jepet mundësia të evakuohen përpara se ushtria izraelite të fillojë sulmin në Rafah.

Por Natanyahu nënvizoi se do të luftojë deri në fitore. “Ne do të luftojmë deri në fitoren totale, e cila përfshin gjithashtu marrjen e veprimeve të forta në Rafah, pasi të lejojmë popullsinë civile të largohet nga fusha e betejës," u shpreh ai në një mesazh në Telegram.

Sipas të dhënave të OKB-së, 1.4 milionë palestinezë janë detyryar të mblidhen në Rafah që nga fillimi i luftës. Rafah është vendi ku ushtria izraelite ka nisur një operacion në shkallë të gjërë.

Presidenti i Autorietetit Palestinez Mahmoud Abbas, i bëri thirrje Hamasit të përfundojë sa më shpejt një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pegjeve, në mënyrë që të parandalojë një sulm në Rafah që pritet të shkaktojë mijëra viktima.

rafah benjamin natanyahu gaza

Sondazh

Poll