Bota

VIDEO/ Automjeti futet me dhomën e urgjencës në Teksas, ndërron jetë shoferi, plagosen 5 persona

Autoritet thanë se  morën një telefonatë për aksidentin rreth orës 5:30 pasdite.

14 Shkurt 2024, 22:48 Nga M.B
VIDEO/ Automjeti futet me dhomën e urgjencës në Teksas,
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Një makinë u përplas të martën në dhomën e urgjencës në spitalin 'St. David's' në Austin të Teksasit, në SHBA. Nga ky aksident raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjeit dhe pesë persona të tjerë janë plagosur. Autoritet thanë se  morën një telefonatë për aksidentin rreth orës 5:30 pasdite. Nga pacientët, dy fëmijë dhe një i rritur u dërguan në Spitalin e Fëmijëve Dell. Një i rritur i dytë u dërgua në Qendrën Mjekësore Round Rock.

Një person ka qëndruar në spitalin ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë identiteti i drejtuesit të mjetit nuk është bërë i ditur.

 

shba teksas

Sondazh

Poll