Bota

PAMJE mbresëlënëse/ Festimi i Vitit të Ri Kinez, shfaqja me dronë thyen rekorde

Pika kryesore e ekspozitës ishte një dragua 300 metra i gjatë që rrethonte hotelin Burj Al Arab, prej 1 miliard dollarësh, i cili ndodhet në një ishull të krijuar nga njeriu në brigjet e Dubait.

14 Shkurt 2024, 22:39 Nga r.ll

 

PAMJE mbresëlënëse/ Festimi i Vitit të Ri Kinez, shfaqja me
pamje nga shfaqja me drone

 

DUBAI- Një shfaqje në Dubai në kuadër të festës së Vitit të Ri Kinez thuhet se ka thyer rekord për shfaqje me dronë rreth një ndërtese. Shfaqja, e cila u zhvillua në mbrëmjen e 10 shkurtit, përfshiu midis 1600 dhe 1800 dronë të ndriçuar duke krijuar një sërë formash mbi Gjirin Arabik për të festuar fillimin e vitit të dragoit.

Pika kryesore e ekspozitës ishte një dragua 300 metra i gjatë që rrethonte hotelin Burj Al Arab, prej 1 miliard dollarësh, i cili ndodhet në një ishull të krijuar nga njeriu në brigjet e Dubait. Shfaqjet me dron po bëhen gjithnjë e më popullore në festimet e vitit të ri hënor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rami Dibo (@pixtarami)

Sipas Mail Online, rreth 3,000 drone formuan një model gjigant dragoi mbi Qendrën Ndërkombëtare të Konventës Tianfu në Chengdu, në provincën jugperëndimore të Kinës Sichuan për festimet e këtij viti. Gjithashtu i dukshëm ishte shfaqja e 1500 dronëve të sinkronizuar me tema të prosperitetit dhe bashkimit familjar që u zhvillua përgjatë shëtitores ujore të Marina Bay në Singapor.

viti i ri kinez burj al arab

Sondazh

Poll