Bota

Macron telefonatë me Netanyahun: Franca është kundër ofensivës izraelite në Rahaf

Macron tha se Franca është e vendosur të kundërtshtojë ofensivën izraelitë, pasi mund të çojë në një katastrofë humanitare të një madhësie të re.

14 Shkurt 2024, 20:25 Nga S.N
Macron telefonatë me Netanyahun: Franca është kundër
Benjamin Natanyahu dhe Emanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emanuel Macron, nëpërmjet një telefonate ditën e sotme, i tha kryeministrit izraeli Benjamin Netanyahu se Franca është kundër ofensivës së saj në Rafah.

Macron tha se Franca është e vendosur të kundërtshtojë ofensivën izraelitë, pasi mund të çojë në një katastrofë humanitare të një madhësie të re. Zyra e Natanyahut nuk ka dhënë njoftim se si iu përgjigj presidenti izraelit, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë ditën e sotme OKB-ja pralajmëroi se operacionet ushtarake në Gaza mund të çojnë në një masakër. Në thirrjen e tij Macron shtoi se veprim ushtarak izraelit “do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe do të përbënte një rrezik shtesë të përshkallëzimit rajonal”.

Kujtojmë se përsëri ditën e sotme Irlanda dhe Spanja i dërguan letër BE-së për të riparë marëveshjet me Izraelin, pasi po krijonte një masakër në Gaza.

emanuel macron benjamin natanyahu

Sondazh

Poll