Aktualitet

“Dua të kthehem në vendin tim”/ Shqiptari në burgun e Torinos, prej një muaji në grevë urie, në gjendje të rënduar shëndetësore

Gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë pasi aktualisht peshon rreth 30 kilogramë dhe është në një karrige me rrota.

14 Shkurt 2024, 20:28 Nga r.ll
“Dua të kthehem në vendin tim”/ Shqiptari në burgun e
foto e burgut

ITALI- Një i burgosur shqiptar në burgun e Torinos është në grevë urie prej një muaji pasi kërkon të vuajë dënimin e mbetur në Shqipëri. 

Babai i dy të miturve kërkon të transferohet në vendin e origjinës për të përfunduar vuajtjen e dënimit atje. Një kërkesë e bërë kjo edhe në dritën e protokollit për emigracionin e nënshkruar së fundmi mes presidentes italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama, shkruajnë mediat italiane.

Garantuesja e personave të privuar nga liria dhe që vuajnë dënimin në burgun e Torinos, Monica Cristina Gallo, monitoroi me vëmendjen më të madhe grevën e zgjatur të urisë të shqiptarit që refuzon të ushqehet. Gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë pasi aktualisht peshon rreth 30 kilogramë dhe është në një karrige me rrota. Shqiptari i është në grevën e dytë të urisë. E para u ndërpre sepse, në bazë të marrëveshjeve ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ai kishte shpresë për t'u kthyer në atdhe. 

Gallo foli për apelin e saj në Ministrinë e Drejtësisë, e cila në një shënim deklaroi pezullimin e transferimeve të të burgosurve në Shqipëri për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të ambienteve të burgjeve shqiptare. Kësaj i shtohet koha e përpunimit dhe kostot e përkthimit të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për transferimin e të burgosurit në gjuhën shqipe.

“Ne e gjejmë veten përballë një personi në kushte shumë të rënda dhe në rrezik të afërt për jetën, për të cilin është jashtëzakonisht urgjente të aktivizohet çdo masë e mundshme, e parashikuar dhe e kërkuar dy herë nga i burgosuri në bazë të Konventës, për transferimin e të dënuarve (Strasburg 1983) dhe zbatimin efektiv të protokollit dypalësh, të nënshkruar në vitin 2017 për transferimin e të burgosurve shqiptarë”, tha Gallo.

itali burgu i torinos

Sondazh

Poll