Aktualitet

Abuzoi me një vajzë të mitur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Bëhet me dije se pas njoftimit të marrë se një vajzë e mitur ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, policia ka nisur punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar.

14 Shkurt 2024, 16:23 Nga M.B

 

Abuzoi me një vajzë të mitur, arrestohet 31-vjeçari
Foto, arrestimi

TIRANA- Një 31-vjeçar me inicialet E. Q., është arrestuar në Tiranë nën akuzën se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bëhet me dije se pas njoftimit të marrë se një vajzë e mitur ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, policia ka nisur punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar.

Dyshohet po ashtu se ngjarja ka ndodhur më datë 11.02.2023.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Abuzoi seksualisht me një shtetase të mitur, falë punës intensive hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4, identifikohet, kapet e vihet në pranga 31-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirana arrestim

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2024, 14:52 N.F

Plagoset një efektiv policie në Lezhë

LEZHË- Nje efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrile te Lezhës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndë...