Aktualitet

Vrasja me thikë në Durrës, dalin FOTOT e viktimës dhe autorit

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri me autorit dhe viktimës të cilët jetonin të dy në të njëjtin pallat.

14 Shkurt 2024, 17:25 Nga r.ll
Vrasja me thikë në Durrës, dalin FOTOT e viktimës dhe
ilir koçilja dhe halil koka

DURRËS- Një vrasje ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku u qëllua për vdekje me thikë, Halil Koka 40 vjeç. Ndërkohë janë publikuar edhe fotoja e autorit Ilir Koçilja, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes së rëndë edhe fotoja e viktimës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri me autorit dhe viktimës të cilët jetonin të dy në të njëjtin pallat.

Gjithçka nisi para pallatit ku 35-vjeçari Koçilja sulmoi me thikë Halil Kokën. I plagosuri kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit, por u rrëzua në tokë. Koka u shoqërua për në spital, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra. 

Sipas raportimeve viktima Halil Koka dhe autori Liri Koçilja kanë qenë dikur të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për lëndë narkotike. Po ashtu mësohet se dikur kanë qenë shokë qelie.

ilir koçilja halil koka durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2024, 14:52 N.F

Plagoset një efektiv policie në Lezhë

LEZHË- Nje efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrile te Lezhës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndë...