Aktualitet

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares në Kamëz, Prokuroria kërkon 'arrest me burg' për Altin Çokun

Çoku akuzohet për shkaktim vetëvrasjeje të së resë.

14 Shkurt 2024, 15:27 Nga M.B
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares në Kamëz,
Altin Çoku

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë ndaj Altin Çokut i arrestuar disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares nga Kamza. Çoku akuzohet për shkaktim vetëvrasjeje të së resë. Kujtojmë se një 27-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale.

Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz. Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në "Tik- Tok".

altin coku

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2024, 14:52 N.F

Plagoset një efektiv policie në Lezhë

LEZHË- Nje efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrile te Lezhës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndë...