Aktualitet

“Më ndihmo nëse nuk do që të ketë gjakderdhje”, shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, ja si e kërcënonte mjekun Altin Çoku

Altin Çoku rezulton i dënuar me burg për kanosje nga një mjeku, të cilin e kishte kërcënuar me jetë.

14 Shkurt 2024, 15:35 Nga M.B
“Më ndihmo nëse nuk do që të ketë
Alrin Çoku

TIRANA- Nesër në Gjykatën e Tiranës pritet të dalë me vendimin për masë siguri për Altin Çokun, i cili akuzohet për shtyrje drejt vetëvrasjes së një 27-vjeçareje në Kamëz. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Çokun, ndërkohë që BalkanWeb ka siguruar një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ky i fundit rezulton i dënuar me burg për kanosje nga një mjeku, të cilin e kishte kërcënuar me jetë.

Sipas dosjes në telefonin e mjekut janë gjetur mesazhe kërcënuese të dërguara nga Altin Çoku, përmbajtja e të cilave është përshkruar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, objekt ankimi.

“Gëzim un jam në hall dhe më ndimo po deshte me i marr lekt tuja, dhe nëse nuk do me pas gjakderdhje un për 5 minuta jam dhe vet aty Gzim më ndimo të lutem deri nesër…”, është mesazhi kërcënues që Çoku i ka dërguar mjekut.

Kujtojmë se një 27-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale. Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz. Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në "Tik- Tok".

altin coku kamza policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2024, 14:52 N.F

Plagoset një efektiv policie në Lezhë

LEZHË- Nje efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrile te Lezhës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndë...