Aktualitet

U qëllua për vdekje me thikë nga fqinji, viktima në Durrës i afërm i Lefter Kokës

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit, pas një sherri me autorit dhe viktimës të cilët jetonin të dy në të njëjtin pallat.

14 Shkurt 2024, 19:08 Nga r.ll
U qëllua për vdekje me thikë nga fqinji, viktima në
halil koka

DURRËS- Halil Koka u qëllua me thikë ditën e sotme në qytetin e Durrësit nga 35-vjeçari, Ilir Koçilja. Koka edhe pse u tranportua me ambulance drejt spitalit nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra. 

Raportohet se viktima është i afërm i ish-ministrit Lefter Koka, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit, pas një sherri me autorit dhe viktimës të cilët jetonin të dy në të njëjtin pallat.

Konflikti që dyshohet se ishte për një vend parkimi, nisi para pallatit ku 35-vjeçari Koçilja sulmoi me thikë Halil Kokën. I plagosuri kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit, por u rrëzua në tokë. Koka u shoqërua për në spital, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra. 

Sipas raportimeve viktima Halil Koka dhe autori Liri Koçilja kanë qenë dikur të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për lëndë narkotike. Po ashtu mësohet se dikur kanë qenë shokë qelie.

halil koka lefter koka

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2024, 14:52 N.F

Plagoset një efektiv policie në Lezhë

LEZHË- Nje efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrile te Lezhës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndë...