Bota

Arrestohet një 75-vjeçar në Itali, i moshuari krijonte bazën logjistike të një bande shqiptarësh për vjedhje

Bashkë me 75-vjeçarin nën hetim janë vënë dhe 10 shqiptare, 6 prej tyre janë arrestuar ndërsa 4 të tjerë nuk janë gjetur ende.

14 Shkurt 2024, 20:06 Nga S.N
Arrestohet një 75-vjeçar në Itali, i moshuari krijonte
Foto nga vjedhja

ITALI- Një 75-vjeçar është arrestuar nga policia italiane me akuzën sE krijonte bazën logjistike të një bandë shqiptarësh të dedikuar për vjedhje makinash dhe grabitje vilash, shkruajnë mediat e huaja.

Banda e shqiptarëve ka kryer 16 grabitje në Brescia, Bergamo, Milano, Monza, Brianza, Pavia, Piacensa dhe Reggia Emilia si dhe 4 vjedhje makinash. Bashkë me 75-vjeçarin nën hetim janë vënë dhe 10 shqiptare, 6 prej tyre janë arrestuar ndërsa 4 të tjerë nuk janë gjetur ende.

75-vjeçari ndodhet në arrest shtëpiak për shkak të moshës së tij. Ai nuk akuzohet për pjesëmarrje në vjedhje dhe grabitje, por ishte kujdesur për gjetjen e garazheve në të cilat do të fshiheshin makinat e vjedhura. Mjetet e vjedhura përdoreshin nga hajditët për t'u arratisur gjatë grabitjeve.

Anëtarët e bandës u identifikuan pasi kishin grabitur me dhunë një biznesmen 59-vjeçar Roberto Botti nga Brescia, 1 vit më parë. Hetimet e para nga policia bënë të mundur lokalizimin e një prej makinave të përdorura për arratisjen. Ajo ndodhej në një garazh në Rozzano në pronësi të 75-vjeçarit të arrestuar.

Kontrollet e garazheve dhe dhomave në dispozicion të anëtarëve të bandës kanë bërë të mundur gjetjen e levave, çekiçëve, dhe materialeve të tjera të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu, janë sekuestruar 4 makina të mëdha dhe 4 pistoleta të vjedhura si dhe një pjesë të mallit të vjedhur.

itali policia italiane

Sondazh

Poll