Aktualitet

Arrestohet autori i vrasjes me thikë në Durrës

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30 në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit ku pas një konflikti mes vikitmës, Halil Kokës, dhe Koçiljas ky i fundit ka goditur me thikë 40-vjeçarin.

14 Shkurt 2024, 15:12 Nga M.B
Arrestohet autori i vrasjes me thikë në Durrës
Ilir Koçilja

DURRËS- 34-vjeçari, Ilir Koçilja, autori i dyshuar i vrasjes me thikë që ndodhi ditën e sotme në Durrës është arrestuar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30 në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit ku pas një konflikti mes vikitmës, Halil Kokës, dhe Koçiljas ky i fundit ka goditur me thikë 40-vjeçarin. Autori ishte fshehur te Rotonda Bizantine, ose Gropa Arkeologjike. Ndërkohë pasi është godit me thikë në zemër është transportuar menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar zonën.

Raportohet se viktima dhe autori jetonin në një pallat. Po ashtu bëhet me dije se autori rezulton se është shoqëruar më parë në polici pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Falë reagimit në kohë, kontrollit dhe ndjekjes së pandërprerë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i plagosjes me pasojë vdekjen e 46-vjeçarit. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se u krye vrasja. Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.

policia vrajse durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2024, 14:52 N.F

Plagoset një efektiv policie në Lezhë

LEZHË- Nje efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrile te Lezhës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndë...