Aktualitet

Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës/ Flet dëshmitari: Autori po e ndiqte viktimën nga pas, ngeli i plagosur te koshi

Sipas një dëshmitari i cili ndodhej në vendin e ngjarjes mësohet se autori ka ndjekur viktimën deri kur e plagosir ku me pas ai është shtrirë në tokë.

14 Shkurt 2024, 14:31 Nga N.F
Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës/ Flet dëshmitari: Autori po
Dëshmitari dhe autori

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar ditën e sotme në Durrës. Sipas një dëshmitari i cili ndodhej në vendin e ngjarjes mësohet se autori ka ndjekur viktimën deri kur e plagosir ku me pas ai është shtrirë në tokë.

“Autori po e ndiqte të plagosurin dhe ky i fundit përfundoi i shtrirë afër koshave të mbeturinave,” deklaroi dëshmitari i ngjarjes për News24.

“Ai ngeli në rrugë. Erdhi policia dhe më pas ambulanca. Nuk njihja asnjë person. Ata erdhën nga Tatimet me vrap. Autori e ndiqte me vrap. Viktima ngeli te koshat, aty ngeli i plagosur,” shtoi dëshmitari.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se sherri mes dy fqinjëve nisi për një vend parkimi, por duket se viktima dhe autori kanë pasur një sherr për çështje borxhi. 

34-vjeçari, Ilir Koçilja u shpall në kërkim ditën e sotme pas vrasjes se Halil Kokës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30 në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit. Pas një konflikti mes vikitmës dhe Koçiljas ky i fundit ka goditur me thikë 40-vjeçarin.

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur ku bëhet me dije se autori rezulton se është shoqëruar më parë në polici pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë. Koka pasi ështe godit me thikë në zemër është transportuar menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj me qëllim kapjen e autorit, Ilir Koçilja. 

halil koka ilir koçilja vrasje durres

Sondazh

Poll