Sport

Kombëtarja, zbulohet kundërshtari i radhës i kuqezinjve të Shqipërisë...

Amerikano-latinët e Kilit do të jenë kundërshtarët e radhës të Shqipërisë për ndeshjet miqësore të marsit…

14 Shkurt 2024, 17:03 Nga DOSJA

Kombëtarja, zbulohet kundërshtari i radhës i kuqezinjve të

TIRANE - Shqipëria zyrtarizon ndeshjen e fundit të mbetur, sa i përket miqësoreve përgatitore për Europianin 2024.

Mësohet se do të jetë Kili kundërshtari i radhës, ndeshja e parë miqësore në prag të finaleve të Gjermani 2024, e cila do të luhet në Parma të Italisë.

Takimi është planifikuar, më 22 mars, në orën 20:45 në stadiumin “Ennio Tardini”, në Parma të Italisë.

Ndërkohë skuadra jonë kombëtare do të luajë në 25 mars në Stockholm përballë Suedisë ndeshjen e fundit përpara fillimit të grumbullimit 10-ditor, që do të zhvillojë me shumë mundësi në Austri dhe nga atje do të udhëtojë në bazën kuqezi të Dortmundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll