Sport

Dhurata mbresëlënëse e Memphis për Griezmann: "Ti e meriton atë!"…

Lojtari holandez i ka bërë një dhuratë të personalizuar shokut të tij të skuadrës, me të cilin shkon në mënyrë të mrekullueshme.

14 Shkurt 2024, 11:26 Nga DOSJA

Dhurata mbresëlënëse e Memphis për Griezmann: "Ti e

SPANJE - Antoine Griezmann është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Memphis Depay te Atlético Madridi. Të dy u takuan në Barcelonë dhe tani përsëri në Metropolitano, kur ish-lojtari i PSV ose Lyon, vendosi të largohej nga Barcelona për në kryeqytetin e Spanjës.

Tashmë, sulmuesi holandez i ka bërë një dhuratë spektakolare francezit, i cili nuk e fsheh dot emocionin teksa e merr atë. Është një vulë e personalizuar me numrin 7, ajo e francezit të Atléticos, në një kuti ku riprodhohen imazhet e Griezmannit bardhekuq, si nënshkrimi i kontratës apo festimi i një goli.

Dhurata mbresëlënëse e Memphis për Griezmann: "Ti e

"Ti e meriton"…

Një detaj i vërtetë që la pa fjalë francezin, pa ditur çfarë të thoshte. Memfis e shpjegoi kështu arsyen e dhuratës së tij. “Ti e meriton, e di se çfarë do të thotë për ty ky klub, këta tifozë, ky qytet”,- i tha holandezi para se të shkriheshin në një përqafim midis miqsh.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2024, 07:30

Marco Rose akuzon arbitrin: "Ishte gol!"

GJERMANI - Marco Rose, trajneri i Leipzig, akuzoi arbitrin pas humbjes ndaj Real Madridit për anulimin e golit të Sesko&nbs...