Sport

Konfirmohet! Holandezi Quincy Promes do të shkojë në burg për trafik droge…

Ish-lojtari i Sevillas duhet të vuajë një dënim prej gjashtë vjetësh, pasi kishte transportuar 1.363 kilogramë kokainë.

14 Shkurt 2024, 12:01 Nga DOSJA

Konfirmohet! Holandezi Quincy Promes do të shkojë në burg

HOLANDE - Jeta e Quincy Promes ka marrë një kthesë 180º vitet e fundit. Nga të qenit një futbollist më shumë se premtues, për të cilin Sevilla pagoi 21 milionë euro në verën e 2018, deri në konfirmimin këtë të mërkurë, se futbollisti do të shkojë në burg dhe do të vuajë një dënim gjashtëvjeçar për trafik droge.

Sipas mediave holandeze, Promes, 32 vjeç dhe një person tjetër janë shpallur fajtorë se kanë transportuar as më shumë e as më pak se 1.363 kilogramë kokainë. Konkretisht në dy lote me 650 dhe 713 kg. të transportuara nga Brazili në Antwerp (Belgjikë), e fshehur brenda një ngarkese me kripë deti në janar 2020.

Megjithatë, duhet theksuar se, sipas të njëjtave informacione, Promes nuk është paraqitur në gjyq, sepse “mendon se është i paprekshëm, sepse po luan futboll në Rusi” me Spartak Moskën.

"Rasti doli në dritë pasi ekipi i inteligjencës kriminale të policisë mori informacionin se një 32-vjeçar, i cili tani jeton në Rusi, ishte i përfshirë në trafikun e kokainës,"- vë në dukje Zyra e Prokurorisë publike holandeze në vendimin e saj kundër Promes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2024, 07:30

Marco Rose akuzon arbitrin: "Ishte gol!"

GJERMANI - Marco Rose, trajneri i Leipzig, akuzoi arbitrin pas humbjes ndaj Real Madridit për anulimin e golit të Sesko&nbs...