Sport

Grusht në kombëtaren e Koresë, zbulohet enigma! Kang In Lee dhe Son Heung-Min provojnë forcat në dhomën e ngrënies...

Lojtari i PSG-së dhe lojtari i Tottenhamit u përfshinë në një sherr për një lojë pingpongu, disa ditë më parë gjatë Kupës së Azisë.

14 Shkurt 2024, 11:50 Nga DOSJA

Grusht në kombëtaren e Koresë, zbulohet enigma! Kang In Lee dhe

KATAR - Sulmuesi koreano-jugor i Tottenhamit, Son Heung-min, dëmtoi gishtat gjatë një sherri me shokët e tij në prag të humbjes gjysmëfinale ndaj Jordanisë në Kupën e Azisë, njoftoi Federata Koreane këtë të mërkurë.

Kapiteni i Koresë së Jugut u shfaq me gishtin tregues dhe të mesëm të dorës së djathtë të lidhur gjatë humbjes shokuese 2-0 ndaj Jordanisë. Të mërkurën, federata konfirmoi se dëmtimi ka ardhur si pasojë e një sherri mes lojtarëve.

"Incidenti ndodhi kur disa lojtarë të rinj shkuan për të luajtur pingpong (në mes të darkës) dhe Son Heung-min dhe lojtarë të tjerë më me përvojë, u ankuan për këtë,"- citohet një përfaqësues i federatës të ketë thënë nga agjencia e lajmeve koreane “Yonhap”, duke konfirmuar informacionin e gazetës britanike “The Sun”. Sipas “The Sun”, lojtari i PSG-së, Lee Kang-in, do të ishte i përfshirë në këtë sherr.

Kur disa lojtarë u larguan nga tavolina, Son dhe lojtarë të tjerë më të vjetër, u kërkuan më të rinjve të ulen dhe të pushojnë, në prag të lojërave të rëndësishme. "Më pas u bënë komente mos respektuese ndaj tij,"- tha një burim i paidentifikuar. "Brenda pak sekondash, debati u përhap në dhomën e ngrënies dhe lojtarët duhej të ndaheshin. Ai (Son) dëmtoi gishtat, duke u përpjekur t’i qetësonte të gjithë."

Grusht në kombëtaren e Koresë, zbulohet enigma! Kang In Lee dhe

Sulmuesi kapi në veçanti mesfushorin parizian Lee, 22 vjeç, i cili më pas u përpoq të godiste edhe kapitenin e tij, 31 vjeç, raporton agjencia “Yonhap”, duke cituar një burim të njohur me incidentin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2024, 07:30

Marco Rose akuzon arbitrin: "Ishte gol!"

GJERMANI - Marco Rose, trajneri i Leipzig, akuzoi arbitrin pas humbjes ndaj Real Madridit për anulimin e golit të Sesko&nbs...