Sport

VD/ Vinicius 'provokon' tribunën e Leipzigut

Ishte në një goditje këndi në favor të Leipzig, ku një gotë plastike u hodh nga tribuna

14 Shkurt 2024, 15:02 Nga DOSJA

VD/ Vinicius 'provokon' tribunën e Leipzigut

GJERMANI Vinicius ishte një nga lojtarët e Real Madridit, që e kërkoi më shumë golin në fitoren e bardhezinjve në Leipzig (0-1). Madje braziliani ishte afër shënimit, por gjuajtja e tij goditi shtyllën.

Braziliani ishte protagonist në fushë për lojën e tij, por edhe për 'provokimin' e tribunës së Leipzigut. Ishte në një goditje këndi në favor të skuadrës gjermane, kur gjithçka u ngatërrua. Vinicius donte ta vononte atë goditje, duke iu afruar lojtarëve të Leipzig pa respektuar distancën e rregullores.

Kjo shkaktoi zemërimin e tifozëve dhe vetë lojtarëve të skuadrës gjermane. Në fund, Vinicius e vonoi pozicionin e tij dhe ja kur një gotë plastike ra nga tribuna. Braziliani desh t’ia tregonte arbitrit, por lojtarët e Leipzigut hoqën menjëherë gotën nga bari, ndërkohë që Vinicius, mori lloj-lloj kritikash dhe gjeste nga tribuna, për veprimet provocative të tij.

@kasemkwaider @Real Madrid C.F. @Leipzig @Vini Jr. ♬ الصوت الأصلي - Kasem Kwaider

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll