Aktualitet

Vinin baste sportive me telefon në një lokal, arrestohet pronari i lokalit dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Korçë

Si pasojë e kontrolleve janë sekuestruar 3 telefona celularë në cilësinë e provës materiale.

14 Shkurt 2024, 13:33 Nga S.B
Vinin baste sportive me telefon në një lokal, arrestohet pronari i
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë ditën e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se personat vinin baste sportive në celular në lokalin e të arrestuarit. Si pasojë e kontrolleve janë sekuestruar 3 telefona celularë në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Evidentohen 2 lokale ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit. 

Vihet në pranga 1 shtetas (pronari i njërit prej lokaleve) dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, pasi vinin baste sportive, me celularë. 

Sekuestrohen 3 celularë që përdoreshin për lojëra fati.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës. Si rezultat, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, në lagjet nr. 10 dhe 16, Korçë, janë goditur 2 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:

-arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën në celularin e tij, biseda dhe aplikacione për vendosjen e basteve sportive;

-referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. A., 40 vjeç dhe E. A., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, këtyre dy shtetasve iu gjetën në celularët e tyre, biseda për vendosjen e basteve sportive të palejuara. Tre celularët e këtyre shtetasve, që i shërbenin kësaj paligjshmërie, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

korce policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2024, 12:42 I.A

Plagosje me thikë në Durrës

DURRËS- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personav...