Aktualitet

Vdekja e 27-vjeçares në Kamëz, flet kushërira e viktimës: E kanë vrarë, nuk do ta bënte kurrë për vajzën e saj

Ashtu si nëna e 27-vjeçares edhe kushërira ka hedhur poshtë pistën se viktima ka vrarë veten.

14 Shkurt 2024, 12:36 Nga N.F
Vdekja e 27-vjeçares në Kamëz, flet kushërira e
Altin Coku

TIRANË- Pas dëshmisë së nënës së 27-vjeçares e cila humbi jetën pasi u vetëhedh nga lartësia ka ardhur edhe reagimi i kushërirës së saj. Ashtu si nëna e 27-vjeçares edhe kushërira ka hedhur poshtë pistën se viktima ka vrarë veten. Sipas rrëfimit të nënës dhe kushërirës 27-vjeçarja është vrarë pasi ajo nuk i ka dhënë fund jetës sepse ajo nuk do ta bënte kurrë atë akt. Ditën e djeshme nëna e 27-vjeçares tha se e bija para se të ndërronte jetë i ka lënë të vëllait amanet vajzën dhe se ajo e donte shumë vogëlushen dhe kurrë nuk do ta vriste veten.

Ndërkohë ditën e sotme  në emisionin ”Me zemër të hapur” kushërira e 27-vjeçares u shpreh e bindur se ajo nuk është vetëvrarë, por është vrarë. Kushërira tregon se 27-vjeçarja ishte një nënë shuëm e përkushtuar deh se nuk do ta ndërmerrte një akt të tillë duke menduar për të bijën.

“Jeta e Sibelës ka qenë e vështirë. Prindërit janë divorcuar kur ka qenë e vogël. Nuk është rritur as me nënë as me babë, është rritur tek gjyshërit dhe xhaxhai i saj, pra babi im. Sibela ka qenë një vajë shumë me sedër, shumë e fortë, ka kaluar shumë sfida në jetë. Nuk e besoj dhe nuk është e vërtetë, është e sigurt që nuk do të bënte vetëvrasje. Sibelën e kanë vrarë. Nuk do ta bënte kurrë për vajzën e saj, ka qenë një nënë shumë e përkushtuar”, tha ajo.

kamez altin coku

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2024, 12:42 I.A

Plagosje me thikë në Durrës

DURRËS- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personav...