Aktualitet

Plagosën me sende të forta një person, në kërkim dy vëllezër në Korçë

Mësohet se pas një konflikti dy vëllezër kanë plagosur me sende të forta një person me inicialet S.S.

14 Shkurt 2024, 11:43 Nga N.F
Plagosën me sende të forta një person, në kërkim dy
Foto ilustruese

KORÇË- Një plagosje është regjistrua paraditen e sotme në Korçë. Mësohet se pas një konflikti dy vëllezër kanë plagosur me sende të forta një person me inicialet S.S. 

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në lagjen nr. 8. Gjithashtu më tej në njoftim bëhet me dije se janë shpllur në kërkim dy vëllezërit me inicialet XH. H. dhe R. H.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak/ Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës. Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

korçe kerkim plagosje

Sondazh

Poll