Aktualitet

"Mirësevini Zoti Blinken"/ Përgatitjet për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë kanë nisur

Gjithashtu, bulevardi është dekoruar me flamuj të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

14 Shkurt 2024, 11:18 Nga S.B
"Mirësevini Zoti Blinken"/ Përgatitjet për vizitën
banderola me fotografinë e Blinken

TIRANË- Përgatitjet për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken sapo kanë nisur. Një banderolë e madhe me fotografinë e zyrtarit amerikan është vendosur në fasadën e Universitetin e Politeknikut të Tiranës. Gjithashtu, bulevardi është dekoruar me flamuj të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt. Burime diplomatike në Washington, thanë se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane. Gjithashtu sekretari Blinken ka qenë aktiv përmes mesazheve për de-eskalimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shtatorin e vitit të shkuar.

shba blinken ne shqiperi antony blinken

Sondazh

Poll