Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 16 vjet burg për prostitucion, arrestohet në Rinas 47-vjeçari

47-vjeçari Zabit Fisniku alias Artur Fisniku është dënuar me 16 vjet burg në vitin 2005 nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë. 

14 Shkurt 2024, 13:01 Nga N.F
EMRI/ I dënuar me 16 vjet burg për prostitucion, arrestohet në
Foto ilustruese

RINAS- Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga autoritet në Rinas pasu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të femrave për prostitucion. 47-vjeçari Zabit Fisniku alias Artur Fisniku është dënuar me 16 vjet burg në vitin 2005 nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Dibër/ Vijon zbatimi i planit operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. I dënuar me 16 vjet burgim, për trafikim të femrave për prostitucion, vihet në pranga 47-vjeçari.         

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën dhe PKK Rinas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The end”.   

Gjatë operacionit, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Zabit Fisniku alias Artur Fisniku, 47 vjeç, banues në fshatin Trenë, Dibër. Në vitin 2005, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 16 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

rinas arrestim burg prostitucion

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2024, 12:42 I.A

Plagosje me thikë në Durrës

DURRËS- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personav...