Aktualitet

Vodhi dyqanin e celularëve në “Myslym Shyr", shpërblim 5 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm rreth autorit

Në njoftim policia ka bërë të ditur se për çdo informacion që do të jepet në lidhje me autorin do shpërblehet në shumën prej 5 mijë eurosh.

14 Shkurt 2024, 10:54 Nga N.F
Vodhi dyqanin e celularëve në  “Myslym Shyr",
Afrim Dulaj

TIRANË- 43-vjeçari, Afrim Dulaj është shpallur nga policia e Tiranës pasi dyshohet që ka vjedhur vjedhjes së një dyqani celularësh në zonën e “Myslym Shyrit”. Në njoftim policia ka bërë të ditur se për çdo informacion që do të jepet në lidhje me autorin do shpërblehet në shumën prej 5 mijë eurosh.

Njoftimi i plotë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit. Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

policia arrestim vjedhje tirane afrim dulaj

Sondazh

Poll