Bota

VIDEO/ Preku hundën dhe më pas nisi me përgatitjen e brumit, Domino's Pizza kërkon falje për gjestin e punjonjësit: Nuk do të ndodhë më kurrë

Videoja u postua të hënën në faqen e internetit të forumit Bakusai dhe më pas u shpërnda gjerësisht në mediat sociale. 

14 Shkurt 2024, 11:17 Nga N.F
VIDEO/ Preku hundën dhe më pas nisi me përgatitjen e brumit,
Domino's Pizza

JAPONI- Domino's Pizza ka kërkuar falje pasi videos virale të nje punonjësi i cili prek hundën dhe më pas nis përgatitjen e brumit.  Videoja u postua të hënën në faqen e internetit të forumit Bakusai dhe më pas u shpërnda gjerësisht në mediat sociale. 

Më vonë të njëjtën ditë, Domino's Pizza Japan lëshoi ​​një kërkim falje në llogarinë e saj zyrtare "X". Në shkrim thuhet se incidenti ndodhi në dyqanin e kompanisë Amagasaki në prefekturën Hyogo. Më tej në reagim u shtua se brumi nuk i ishte shërbyer asnjë klienti.

Domino's Japan tha se dyqani Amagasaki kishte pezulluar të gjitha punëtorët e përfshirë në video dhe se do të ndëshkohen në përputhje me rregulloret e punësimit. Kompania shtoi se veprimet ligjore po shqyrtohen gjithashtu.

"Diçka e tillë nuk do të ndodhë më kurrë. Ne kërkojmë ndjesë të thellë që kemi bërë klientët e çmuar janë të pakëndshëm,” thueht më tej në reagim.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VICE Neës (@viceneës)

domino\'s pizza falje japoni

Sondazh

Poll