Bota

Aksident i rëndë në Egjipt, humbin jetën 15 persona, plagosen edhe 7 të tjerë

Nga aksidenti mësohet se kanë humbur jetën 15 persona dhe shtatë të tjerë u plagosën.

14 Shkurt 2024, 09:47 Nga N.F
Aksident i rëndë në Egjipt, humbin jetën 15 persona,
Pamje nga aksidenti

EGJIPT- Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e së martës në autostradën që lidh Aleksandrinë me Kajron. Nga aksidenti mësohet se kanë humbur jetën 15 persona dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Ngjarja u regjistrua në zonën Amriya pranë Aleksandrisë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëse dhe ambulanca ndërsa qarkullimi në vendin e aksidentit u ndërpre përkohësisht.

aksident viktima egjipt

Sondazh

Poll