Bota

VIDEO/ Aksident i rëndë në Teksas, makina futet brenda urgjencës së spitalit, humb jetën shoferi dhe plagosen 5 persona të tjerë

Nga aksidenti i regjistruar mbeti i vrarë shoferi dhe u plagosën pesë persona në dhomën e pritjes.

14 Shkurt 2024, 09:14 Nga N.F
VIDEO/ Aksident i rëndë në Teksas, makina futet brenda
Pamje nga vendi i ngjajres

SHBA- Një aksident i rëndë është regjistruar në Teksas ku një makinë u përplas dhe përfundoi brenda urgjencës së një spitali në Austin. Nga aksidenti i regjistruar mbeti i vrarë shoferi dhe u plagosën pesë persona në dhomën e pritjes. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë i vogël që po lufton për jetën. Sedani u përplas përmes xhamit të hyrjes së Qendrës Mjekësore të Shën Marisë rreth orës 17:38.

Zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje kanë nxjerrë shoferin nga automjeti dhe u regjistrua i vdekur pa minuta më pas. Policia e Austin tha se përplasja nuk dukej të ishte e qëllimshme, bazuar në informacionin fillestar. Nga pesë personat e plagosur, dy të rritur dhe dy fëmijë janë dërguar për mjekim në spitalet e tjera ndërsa personi i pestë është trajtuar në vendngjarje.

Për shkak të dëmeve të shkaktuara në dhomën e urgjencës tetë persona të trajtuar atje u transferuan në objekte të tjera në qendrën mjekësore për trajtim për të lënë kohë për të rindërtuar repartin brenda natës.

shba aksident në nikël kristaq dhamo shtrohet ne spital

Sondazh

Poll