Bota

VIDEO/ Po pastronte borën para shtëpisë, 74-vjeçares amerikane i bie një tullë nga lart, humb jetën rrugës për në spital

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin e rënies së tullës dhe plagosjes me vdekje të 74-vjeçares.

14 Shkurt 2024, 08:41 Nga N.F
VIDEO/ Po pastronte borën para shtëpisë, 74-vjeçares
Pamje nga vendi i ngjajres

SHBA- 74-vjeçarja Dale Singer ka humbur jetën tragjikisht në Nju Jork pasi u godit nga një tullë në kokë teksa po pastronte borën para hyrjes së shtëpisë së saj. Një kamera sigurie ka regjistruar momentin e rënies së tullës dhe plagosjes me vdekje të 74-vjeçares.

Sipas një fqinji të gruas, ajo jetonte në një apartament në pallat me bashkëshortin dhe vajzën e tyre. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje e gjetën 74-vjeçaren pa ndjenja dhe një ambulancë e dërgoi në spital në gjendje kritike për jetën. Për fat të keq gruaja nuk mundi të duronte plagëve të marra dhe humbi jetën.

nju york viktime shba

Sondazh

Poll