Bota

E rëndë në Itali/ Polici vret nënën dhe motrën e ish-partneres, 22-vjeçarja i shpëton ngjarjes, u mbyll në banjon e banesës

Polici 27-vjeçar, Christian Sodano donte të vriste ish-partneren po ajo arriti të arratisej pasi vrapoi dhe u mbyll në tualetin e banesës ku ndodhi masakra.

14 Shkurt 2024, 08:23 Nga N.F
E rëndë në Itali/ Polici vret nënën dhe motrën e
Policia italiane

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali ku një polic ka vrarë nënën dhe motrën e ish-partneres së tij. Polici 27-vjeçar, Christian Sodano donte të vriste ish-partneren por ajo arriti të arratisej pasi vrapoi dhe u mbyll në tualetin e banesës ku ndodhi masakra.

Gjithçka ndodhi pranë qytetit Latina rreth 70 kilometra në jug të Romës. Polici ka shkuar në banesën e 22-vjeçares, Desiree dhe ka nisur të debatojë me të. Motra dhe nëna e saj e mbrojtën atë dhe papritmas burri nxori një revole dhe filloi të qëllonte. Gjithçka ka nisur pasi autori nuk ka pranuar ndarjen me ish-partneren e tij.

Ai u arrestua pak më vonë pranë shtëpisë së të afërmve të tij. Një detaj tjetër që kanë ndarë mediat e huaja është se ngjarja ndodhi në një zonë e cila quhet San Valentino që do të thotë Shën Valentin dhe vrasja u regjistrua pak orë para se të ishte zyrtarisht festa e të dashuruarve.

itali vrasje

Sondazh

Poll