Politike

Manja nënshkruan në Hagë dy konventa të rëndësishme

Nënshkrimi i Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës dhe Protokollit për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, në forcimin e legjislacionit të brendshëm në fushën e të drejtës ndërkombëtare private dhe një instrument shtesë për palët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile.

13 Shkurt 2024, 15:59 Nga M.B
Manja nënshkruan në Hagë dy konventa të
Ulsi Manja dhe Christophe Bernasconi

HAGË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka nënshkruar sot në Hagë “Konventën për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës” dhe “Protokollin për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore”, në prezencë të Christophe Bernasconi, Sekretar i Përgjithshëm i Byrosë së Përhershme për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Holandës, Jules van Eijndhoven. Nënshkrimi i Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës dhe Protokollit për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, në forcimin e legjislacionit të brendshëm në fushën e të drejtës ndërkombëtare private dhe një instrument shtesë për palët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile.

“Konventa dhe Protokolli që pata nderin të nënshkruaj sot si Ministër Drejtësie në emër të shtetit shqiptar, garanton universalitetin e të drejtës ndërkombëtare në të drejtën e brendshme, forcon sigurinë juridike për biznesin në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, si dhe lehtëson procesin e dhënies së vendimeve për detyrimet ushqimore, në rastet që kanë të bëjnë me fëmijët në kontekstin e marrëdhënieve familjare”, tha Manja pas nënshkrimit.

Ministri do të jetë i pranishëm në Hagë edhe ditën e nesërme, ku pritet nënshkrimi i një tjetër konvente të rëndësishme, që do të shoqërohet edhe me takime të nivelit të lartë.

ulsi manja hage koventa

Sondazh

Poll