Politike

Rama: Përdorim teknologjinë për të përshtatur legjislacionin me BE, AI do na ndihmojë për integrimin në BE

Rama përmendi rastin e Kroacisë, së cilës i janë dashur 7 vite ndërsa me teknologjinë aktuale, ndërsa Rama tha se duhen dy vite.

13 Shkurt 2024, 14:44 Nga I.A
Rama: Përdorim teknologjinë për të përshtatur
Edi Rama

DUBAI- Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar sot se do të përdorin teknologjinë për të përshtatur legjislacionin e vendit tonë me BE-në. Në Samitin Botëror të Qeverisjes në Dubai, Rama theksoi se AI dhe Mira Murati do të na ndihmojë për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Rama përmendi rastin e Kroacisë, së cilës i janë dashur 7 vite ndërsa me teknologjinë aktuale, ndërsa Rama tha se duhen dy vite.

“Një prej figurave më të shquara të IA është një zonjë shqiptare. E pyeta a mund ta ndihmosh Shqipërinë për integrimin në BE, ajo më tha ‘le ta provojmë’. Mund ta bëjmë në formën aktuale të teknologjisë që është zhvilluar. Ka të bëjë me ndryshimin që është e pamundur të parafytyrojmë deri ku mund të shkojmë. Sa i takon infrastrukturës së nevojshme, duhet të kemi një infrastrukturë të re dhe çdo qytetar të ndërveprojë me qeverinë. Po punojmë me dy nga burimet më të mëdha, Microsoft dhe Orakullin. Jemi përballur me një sulm masiv nga Irani, ca kohë më parë e duke qenë një objektiv i përhershëm e dimë në lëkurë sa e rëndësishme është të kemi të dhëna të sigurta. Kjo është në zhvillim e sipër, mjaft e gjerë në botën e orakullit. Po punojmë me Inteligjencën artificiale do të në japin një nxitje për ta ndjerë të ardhmen më afër”, tha Rama.

edi rama mira murati be

Sondazh

Poll