Politike

SPAK kërkoi 2.6 vite burg për Belerin, avokati: E turpshme! Fabul e ndërtuar shumë keq

Ai tha se organi hetues nuk solli asnjë provë në gjyq përveç dëshmisë së Arsen Ramës.

13 Shkurt 2024, 14:37 Nga r.ll
SPAK kërkoi 2.6 vite burg për Belerin, avokati: E turpshme! Fabul e
avokati

TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, pas përfundimit të seancës tha për mediat se pretenca e SPAK ishte e turpshme dhe diçka e pritshme.  Ai tha se organi hetues nuk solli asnjë provë në gjyq përveç dëshmisë së Arsen Ramës.

"Nuk ka një foto të tyre të Hasan Ramës, jo më Belerit, është e ndërtuar shumë keq si fabul, e turpshme, e pritshme, gjykata është në vëmendje e prokurorisë, çfarë flet prokuroria. E tërhoqi procesin, rrëzoi të gjitha kërkesat, pasi administroi dëshmitë e rreme të Abdyl Ramës. Do të kishin një foto të Arsenit, jo më Belerit. I gjithë procesi është mbi dëshminë e dy vëllezërve të dy të dënuar.", tha avokati.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për kryebashkiakun e arrestuar të Himarës, Fredi Beleri. Në pretencën e dhënë nga SPAK kërkohet 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, për akuzën e vjedhjeve të votave. Ndërkohë që për Pandeli Kokaveshin, SPAK kërkon dy vjet burg, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, mund t'i konvertohet në 4 vite shërbim prove. Tashmë mbetet në dorën e GJKKO-së për të vendosur nëse Beleri shpallet fajtor apo do të lirohet nga akuzat.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhjet e 14 Majit, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

fredi beleri

Sondazh

Poll