Politike

Vizita e Blinken në Shqipëri, Meta: Është diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve tona

Meta u shpreh se ardhja e Blinken në vendin tonë është tashmë diçka normale pas vizitat e shpeshta nga liderë të tjerë të shteteve.

13 Shkurt 2024, 14:26 Nga N.F
Vizita e Blinken në Shqipëri, Meta: Është diçka
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme ka komentuar ardhjen e sekretarit të shtetit, Antony Blinken në Shqipëri. Meta u shpreh se ardhja e Blinken në vendin tonë është tashmë diçka normale pas vizitat e shpeshta nga liderë të tjerë të shteteve.

"Mendoj se ardhja e Sekretarit të Shtetit është tashmë diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve tona duke patur parasysh vizitat e shpeshta, që nga koha e Sekretarit Baker e deri tek vizita më e fundit e zotit Kerry, duke përmendur këtu Znj. Clinton, Znj. Albright, Z. Powell dhe shumë Sekretarë të tjerë shteti, që kanë vizituar Tiranën dhe që të cilët e kanë shfrytëzuar Tiranën edhe për iniciativa shumë të rëndësishme siç ishte rasti i nënshkrimit të Kartës së Adriatikut gjatë vizitës së Sekretarit Powell në Tiranë me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Kroacisë në një proces historik, i cili u përmbyll me anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO," u shpreh Meta.

meta blinken

Sondazh

Poll