Politike

Protestë para gjykatës për Belerin/ Një person tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit, shoqërohet në polici

Ndërkohë disa protestues janë mbledhur para ambjenteve të gjykatës, ku një prej tyre ka tentuar të djegë flamurin e Vorio-Epirit.

13 Shkurt 2024, 14:04 Nga r.ll
Protestë para gjykatës për Belerin/ Një person tenton
pamje nga incidenti

TIRANË- Në GJKKO pritet të jepet sot pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Ndërkohë disa protestues janë mbledhur para ambjenteve të gjykatës, ku një prej tyre ka tentuar të djegë flamurin e Vorio-Epirit. Pas këtij veprimi ai është shoqëruar në polici. 

Kujtojmë  se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe u la më pas në masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Vlorës me argumentin se i akuzuari paraqiste rrezikshmëri pasi “siç rezulton edhe nga aktet, ai është i dënuar më parë”. Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhje, pasi dyshohet se u kap duke blerë vota. 

fredi beleri gjkko

Sondazh

Poll