Politike

"O sot o kurrë", PD liston arsyet për të dalë në protestë, thirrje shqiptarëve: Dilini zot vetes!

Ka qenë kreu i PD-së, SaliBerisha i cili pak ditë më parë ndau sloganin dhe u bëri thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit, Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve.

13 Shkurt 2024, 11:52 Nga N.F

"O sot o kurrë", PD liston arsyet për të dalë

Protestë

TIRANË- Më datë 20 shkurt Partia Demokratike ka paralajmëruar për zhvillimin e një protestë. Nën sloganin "O sot o kurrë" protesta do të mbahet më 20 shkurt rreth orës 17:30.

Ka qenë kreu i PD-së, Sali Berisha i cili pak ditë më parë ndau sloganin dhe u bëri thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit, Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve. Ndërkohë sot PD-ja ka ndarë 20 pika se pse shqiptarët duhet të ngrihen në protestë.

Në 20 pikat e renditura listohet vjedhja e Inceneratorit dhe e  Sterilizimit të cilat i kanë cilësuar si vjedhet e shekullit.  Gjithashtu në pikat e listuara është vënë theksi edhe te shpopulli i vendit dhe tek drejtesia e korruptuar. Nuk janë lënë pas as fermëret të cilët kanë zhvilluar prej kohësh protesta ku PD u bën thirrje t"u bashkohen kryengritjes së tyrë para bulevardit " Dëshmorët e Kombit".

 

pd proteste kerkesa

Sondazh

Poll