Bota

Paketa e re për ushtrinë, Zelenskyy: Ndihmat e SHBA-së ndihmojnë në shpëtimin e jetëve nga terrori rus

Zelenskyy më tej shtoi se ndihma e vazhdueshme e SHBA ndihmon në shpëtimin e jetëve nga terrori rus.

13 Shkurt 2024, 13:57 Nga N.F
Paketa e re për ushtrinë, Zelenskyy: Ndihmat e SHBA-së
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelenskyy për mes një shkrimi në llogarinë e tij në "X" ka falënderuar Senatin e SHBA-ve për miratimin e paketës së ndihmës prej 60 miliardë për ushtirnë ukrainase.

“I jam mirënjohës Chuck Schumer, liderit McConnell dhe të gjithë senatorëve të Shteteve të Bashkuara, të cilët mbështetën vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, ndërsa luftojmë për lirinë, demokracinë dhe vlerat që i kemi të dashura,“ shkroi lideri ukrainas.

Zelenskyy më tej shtoi se ndihma e vazhdueshme e SHBA ndihmon në shpëtimin e jetëve nga terrori rus.

“Për ne në Ukrainë, ndihma e vazhdueshme e SHBA ndihmon në shpëtimin e jetëve nga terrori rus. Kjo do të thotë se jeta do të vazhdojë në qytetet tona dhe do të triumfojë mbi luftën. Ndihma amerikane sjell paqe të drejtë në Ukrainë dhe rikthen stabilitetin global, duke rezultuar në rritje të sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë amerikanët dhe botën e lirë,“ shtoi ai.

shba lufta rusi-ukraine volodymyr zelensky

Sondazh

Poll