Bota

Vendimi i BQK-së për dinarin serb, Hill: SHBA ka shprehur qartë shqetësimet e saj për këtë çështje

Për këtë çështje, foli edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që përjashton dinarin nga përdorimi duhet të zgjidhet në tryezën e dialogut në Bruksel.

13 Shkurt 2024, 11:51 Nga r.ll
Vendimi i BQK-së për dinarin serb, Hill: SHBA ka shprehur qartë
christopher hill

SHBA- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se qeveria amerikane ishte shumë e qartë për shqetësimet e saj mbi vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb dhe se çfarë shkakton kjo për njerëzit atje. 

“Nuk dua të hyjë në detaje se çfarë po ndodh në Kosovë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë tejet e qartë rreth shqetësimeve ndaj kësaj përpjekje për të ndaluar dinarin dhe çfarë kjo do të thotë për njerëzit normalë mesatarë; ShBA ka qenë shumë e qartë”, tha Hill.

Për këtë çështje, foli edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që përjashton dinarin nga përdorimi duhet të zgjidhet në tryezën e dialogut në Bruksel. Ai tha se nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme dhe se lëvizje të tilla do të kenë pasoja.

christopher hill

Sondazh

Poll