Bota

Mbyllet rruga për gjashtë javë në Angli, arsyeja janë bretkosat dhe zhabat

Ajo shpjegoi se amfibët zakonisht migrojnë pas muzgut gjatë shkurtit dhe marsit.

13 Shkurt 2024, 11:47 Nga S.B
Mbyllet rruga për gjashtë javë në Angli, arsyeja janë
foto ilustruese

ANGLI- Një rrugë do të mbyllet në Angli për gjashtë javët e ardhshme për të lejuar zhabat, bretkosat dhe tritonat të kalojnë në vendet e tyre të shumimit. Rruga Charlcombe Lane në Bath do të jetë e mbyllur deri më 25 mars. Grupi i shpëtimit ‘Charlcombe Toad’ shpreson të ndihmojë rreth 2500 amfibë që të arrijnë në liqenin e tyre të shumimit të paraardhësve në luginën poshtë. Ndihmësja e zhabave, Helen Hobbs tha se vullnetarët do të patrullojnë rrugën për të mbajtur të sigurt krijesat që kalojnë. Ajo shpjegoi se amfibët zakonisht migrojnë pas muzgut gjatë shkurtit dhe marsit.

"Në Charlcombe ata shpesh bllokohen nga mure të larta guri, kështu që vullnetarët patrullojnë çdo mbrëmje për t'i zhvendosur amfibët në një vend të sigurtë për t'i lejuar ata të vazhdojnë udhëtimin e tyre.”

"Vlerësohet se 20 tonë zhaba vriten në rrugë çdo vit, kështu që grupi ynë është i përkushtuar të bëjë gjithçka që mundemi për të siguruar që popullatat e zhabave, bretkosave dhe tritoneve në Charlcombe të mbijetojnë." tha Hobbs

Mbyllja e rrugës ka ndodhur çdo pranverë që nga viti 2003 dhe është rënë dakord nga Këshilli Bath dhe North East Somerset.

Mbyllet rruga për gjashtë javë në Angli, arsyeja janë
foto ilustruese

bretkosa zhaba mbyllet rruga ne angli

Sondazh

Poll