Aktualitet

"I shtrëngoi dorën motrës dhe dha shpirt”, nëna rrëfen momentet e fundit të 27-vjeçares: I la të vëllait amanet vajzën

Sipas rrëfimit të nënës 27-vjeçarja ka dalë për të pirë një cigare jashtë dhe vonesa e saj u ka sjellë dyshime dhe kanë dalë për të kontrolluar.

13 Shkurt 2024, 12:47 Nga N.F
"I shtrëngoi dorën motrës dhe dha shpirt”, nëna
Altin Coku

TIRANË- Nëna e 27-vjeçares e cila humbi jetën ditën e djeshme pasi u hodh nga lartesia ka rrëfyer momentet e fundit të vazjës së saj. Në një interviste për emisionin “Me zemër të hapur” nëna e 27-vjeçares u shpreh se e bija i ka lënë vëllait amanet të bijën.

Sipas rrëfimit të nënës 27-vjeçarja ka dalë për të pirë një cigare jashtë dhe vonesa e saj u ka sjellë dyshime dhe kanë dalë për të kontrolluar. Ata në fillim kanë parë të shtrirë në tok% 27-vjeçaren dhe kanë menduar se e kishte shtypur një makinë. Më pas vëllai i viktimës kishte kapur për fyti shoferin e një mjeti. 

“Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu.
E vuri vajzën në gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë erdhi po vinte djali.

Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë. Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Djali nuk e dinte dhe kapi për fyti shoferin e fugonit sepse mendoi se e shtypi ai. Vajza ishte ende gjallë. E dërguan në spital, i tha të vëllait amanet vajzën. I shtrëngoi dorën motrës dhe dha shpirt”, tha ajo.

altin coku vetevrasje kamez

Sondazh

Poll